I vunë tritolin lokalit në Kamëz, arrestohen tre gjobëvënësit, mes tyre ish polici Jeton Lami që shoqëroi Martinajn

I vunë tritolin lokalit në Kamëz, arrestohen tre gjobëvënësit, mes tyre ish polici Jeton Lami që shoqëroi Martinajn

24 orë pasi hodhen në erë me tritol një lokal në Kamëz, policia e kryqytetit arrestoi tre persona. Në pranga përfunduan ish oficeri i policisë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim. Shkak u be një gjobe gjysëm milionë euro që pronari i lokalit kishte refuzuar t’ia jepte të arrestuarve. Lokali ishte marre me qira nga dy persona kuneter me njeri- tjetrin. Të njëjtat burime sqarojnë se tre të prangosurit mes të cilëve edhe ish- polici Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard...