PL i bashkohet protestës së thirrur nga PD, Blushi: Të ngremë zërin për familjen, ekonominë dhe demokracinë!

PL i bashkohet protestës së thirrur nga PD, Blushi: Të ngremë zërin për familjen, ekonominë dhe demokracinë!

Partia e Lirisë ka konfirmuar mbështetje për protestën e thirrur nga Sali Berisha, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00 përballë Kryeministrisë. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka shpërndarë një postim në Facebook, ku thekson se është e domosdoshme që qytetarët të ngrejnë zërin për të mbrojtur familjet, ekonominë dhe demokracinë.