14 mln € fatura e largimeve të padrejta nga puna në 2024, ministritë ‘lumë’ shkarkimesh dhe në 2025

14 mln € fatura e largimeve të padrejta nga puna në 2024, ministritë ‘lumë’ shkarkimesh dhe në 2025

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se fatura për largimet e padrejta të punonjësve të administratës nga puna ishte 14 milionë euro në vitin 2024. Kjo kosto që do të paguhet nga buxheti i shtetit, mbulon të gjithë ata punonjës që kanë fituar në gjyq përballë institucioneve shtetërore. Nga ana tjetër Kuvendi i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të bëjë një analizë për këtë problematikë. Largimet e padrejta nga puna po i kushtojnë miliona euro buxhetit të shtetit, ndërsa fatura po rritet nga viti në vit. Vetëm në vitin 2024 thotë KLSH, dëmi që shteti detyrohet të paguajë pasi punonjësit kanë fituar gjyqet përballë institucioneve arriti në 14 milionë euro. Ndërsa për vitin 2025 kjo faturë deri në shtator referuar shifrave të fundit të Ministrisë...