Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit pakon me kanabis, arrestohet marinari italian
Një 25-vjeçar italian është arrestuar në terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit. I riu është marinar i një trageti të linjës Durrës-Ankona ndërsa tentoi të kalonte në port një pako me kanabis. 25-vjeçari me iniciale S. M., u kap në flagrancë pas kontrollit fizik. Ndaj italianit rëndon vepra penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. “Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës. Vihet në pranga një shtetas italian, marinar në një traget linje Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në portin e Durrësit me një pako me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën...