Publikohet zbulimi tronditës i ADN-së së Hitlerit, çfarë thuhet për diktatorin nazist

Publikohet zbulimi tronditës i ADN-së së Hitlerit, çfarë thuhet për diktatorin nazist

Studiuesit kanë analizuar një mostër ADN-je që besohet se i përket Adolf Hitlerit. Sipas tyre, kjo analizë tregon se diktatori i Gjermanisë naziste kishte një shënues gjenetik për një çrregullim të rrallë që mund të vononte pubertetin, sipas një dokumentari të ri. Hulumtimi, i cili zgjati më shumë se katër vjet, u drejtua nga gjenetistja Turi King, profesoreshë në Universitetin e Bath në Mbretërinë e Bashkuar, e njohur për identifikimin e mbetjeve të Mbretit Richard III. King tha se ajo konfirmoi se një copë materiali e marrë nga një divan në bunkerin ku Hitleri vrau veten në vitin 1945 ishte zhytur në gjakun e diktatorit. Kjo u arrit duke krahasuar ADN-në nga gjaku me ADN-në e një të afërmi të konfirmuar të Hitlerit. Përveç sugjerimit...