Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Piktorët mblidhen në Elbasan, kolonia “Skampis 2025” hedh në telajo peizazhet e Byshekut
Për të dytin vit radhazi në Elbasan mbahet kolonia e piktorëve “Skampis 2025”. Mbi 20 piktorë nga trojet shqipfolëse për 4 ditë do të pikturojnë atraksionet turistike dhe pamjet më të veçanta që kjo zonë te ofron. Gjatë ndalesës në pikën turistike të Byshekut, me penelin e tyre sollën mbi telajo magjinë e ngjyrave të vjeshtës. Rrepet shekullorë dhe burimet e freskëta ujore ishin kryefjala e peizazhit që i frymëzoi të krijonin çdo detaj me ndjeshmëri dhe pasion. Aktivitete të tilla jo vetëm u krijojnë vetë artistëve mundësinë të shkëmbejnë eksperienca mes tyre, por shërbejnë edhe për turizmin, duke promovuar resurset dhe potencialet natyrore të zonës. Disa prej pikturave të realizuara do i dhurohen fondit të galerisë së arteve, e cila do të hapet në...