Trasportonte pije të kontrabanduara nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari! Nis hetimi për dy doganierët e Muriqanit

Trasportonte pije të kontrabanduara nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari! Nis hetimi për dy doganierët e Muriqanit

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, pasi u kap duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Mali i Zi. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen edhe dy doganierë të pikës kufitare të Muriqanit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Blutë njoftuan se sekuestruan mallin e kontrabanduar (352 kuti – 8448 kanace pije freskuese), me vlerë rreth 5000 euro dhe automjetin e 46 vjeçarit. “Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F....