I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është ekstraduar nga Italia në Shqipëri i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Gjykata e Tiranës e ka dënuar Klajdi Murrizin 31 vjeç me 6 vite burgim. Ai është diktuar nga policia në vitin 2022 teksa po i dorëzonte lëndën narkotike një tjetër personi. Murrizi pasi ka vërejtur prezencën e policisë, ka hedhur drogën dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja. “Interpol Tirana Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi,...