Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
DETAJET/ Si e paralajmëruan pronarin emigrant të lokalit Jeton Lami dhe 2 të tjerët: Na jep 500 mijë euro ose…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua në Kamëz dy ditë më parë. Sipas burimeve, mësohet se autorët, ish oficeri i policisë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.Lexo edhe :Related Posts Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata...