Në janar vrau postierin në Kamëz, në nëntor i vendosi tritolin restorantit, kush është i riu që është shpallur në kërkim

Ervis Lami 31-vjeç është personi që është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është njëri prej autorëve të tritolit në një restorant në Kamëz.
Lami është një emër i njohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e postierit Lulzim Visha, ngjarje kjo e ndodhur në janar të këtij viti. Lulzim Visha u qëllua me pistoletë me silenciator, ndërsa makina Porsche e autorëve u gjet e djegur në Zall Herr, bashkë me armën e shkrumbuar.Lexo edhe :Related Posts
Shkak i kësaj ngjarje të rëndë për hetuesit u dyshua se ishte konflikti për pronat.

Në atë kohë, policia shkoi për kontroll në shtëpinë e Ervis Lamit, por nuk e gjeti aty. Në një ambient pranë shtëpisë së tij, gjeti një armë zjarri automatike me silenciator me 15 fishekë, një sëpatë, një thikë, një këllëf pistolete “Glok” dhe në oborrin e banesës u gjetën 4 gëzhoja arme.
Për këto, policia e shpalli në kërkim 31 vjeçarin dhe arrestoi kushëririn e tij, Eduart Lami,  pasi kishte dyshime se armët përdoreshin nga të dy./vizionplus.tv