“Paga e pensione prioritet këtë mandat”, Rama: Italia është zëri ynë më i fortë në Bruksel për anëtarësimin në BE

“Paga e pensione prioritet këtë mandat”, Rama: Italia është zëri ynë më i fortë në Bruksel për anëtarësimin në BE

Rritja e pagave dhe pensioneve është prioriteti i qeverisë gjatë mandatit të katërt. Në serinë e re të podcastit “FLASIM”, Kryeministri Edi Rama përsëriti se nga janari i vitit të ardhshëm nuk do të ketë më pagë nën 500 euro. “Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe në atë privat, pra kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.” Të...