Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Çfarë do të ndodhë në protestën e opozitës? Berisha: Nisim platformën parlamentare, para Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se nga e hëna opozita do të nisë “platformën parlamentare”. Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri thekson se kjo platformë do të zhvillohet përpara kryeministrisë dhe e përshkruan si alternativën e vetme, pasi parlamenti, sipas tij, kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat. Berisha shton se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik: “Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare,” shkruan Berisha.