Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pronari nuk pranoi tu jepte 500 mijë euro, ‘gjobëvënësit’ i hodhën tritolin në restorant, arrestohen 3 prej autorëve
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në restorantin ‘Perla e Detit’ në zonën e Kamzës. Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, janë personat e arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur E. L., 31 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Shkak për hedhjen e eksplozivit në pjesën e jashtme të biznesit, mësohet të jetë bërë shuma e 500 000 eurove, gjobë kjo që autorët i kishin vendosur pronarit ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. “Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”. Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur...