Ilir Meta: 𝐑𝐚𝐬𝐭𝐱 đ’đšđ«đ€đšđłđą, đȘđžÌˆ đ§đ±đŁđžđ«đ« đ„đšđ€đźđ«đąđȘ đ‘đšđŠđšđŸđšđ«đŠđžÌˆđ§

Ilir Meta: 𝐑𝐚𝐬𝐭𝐱 đ’đšđ«đ€đšđłđą, đȘđžÌˆ đ§đ±đŁđžđ«đ« đ„đšđ€đźđ«đąđȘ đ‘đšđŠđšđŸđšđ«đŠđžÌˆđ§
PĂ«r Presidentin Sarkozi kam njĂ« respekt tĂ« veçantĂ«.NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e tij pa asnjĂ« rezervĂ« pĂ«r KosovĂ«n dhe pavarĂ«sinĂ« e saj, por edhe pĂ«r arritjet e tij tĂ« jashtĂ«zakonshme si politikan i vetĂ«bĂ«rĂ«.Po kĂ«shtu kam patur kĂ«naqĂ«sinĂ« ta pres atĂ« nĂ« PresidencĂ« dhe tĂ« çmoja promovimin qĂ« ai i bĂ«nte ShqipĂ«risĂ«.Jam i keqardhur pĂ«r situatĂ«n e tij me drejtĂ«sinĂ«, por jam i qetĂ« pĂ«r tĂ« se jam i bindur se nĂ« shtetin e tij mbizotĂ«ron ligji akoma sipas KonventĂ«s Europiane.TĂ« mos harrojmĂ« se drejtĂ«sia franceze 105 vite mĂ« parĂ« liroi Avni Rustemin edhe pse ai ligjĂ«risht kishte kryer njĂ« vrasje, qĂ« tronditi jo vetĂ«m Parisin.NĂ« fund fare gjykata e kuptoi se ajo nuk ishte njĂ« vrasje, por njĂ« zgjidhje politike e pashmangshme pĂ«r tĂ« garantuar ekzistencĂ«n e njĂ« shteti, qĂ« kĂ«rcĂ«nohej jo vetĂ«m nga orekset “gjeopolitike” tĂ« fqinjĂ«ve dhe aleatĂ«ve tĂ« tyre, por edhe nga keqpĂ«rdorimi i mercenarĂ«ve shqipfolĂ«s.PavarĂ«sisht nga akuzat e rĂ«nda ndaj Presidentit Sarkozi, mĂ«nyra e shoqĂ«rimit tĂ« tij ishte mbresĂ«lĂ«nĂ«se, jo sikur po shkonte nĂ« burg, por sikur po rikthehej nĂ« Pallatin Elize.Jo vetĂ«m kaq.Nuk kaluan as 20 ditĂ« dhe gjykata e liroi duke i vendosur si kusht tĂ« mos dilte nga Franca dhe tĂ« mos takohej me tĂ« pandehurit dhe dĂ«shmitarĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« akuzat kundĂ«r tij.PĂ«rse kĂ«shtu?Sepse Franca Ă«shtĂ« njĂ« shtet ku ende mbizotĂ«ron ligji, ku ekziston prezumimi i pafajĂ«sisĂ« por edhe parimi i proporcionalitetit.Duke shkruar kĂ«to radhĂ«, mos kujtoni se jam i hatĂ«rmbetur pĂ«r mĂ«nyrĂ«n mafioze se si Narkoshteti mĂ« rrĂ«mbeu mua si person nĂ«n hetim nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve parlamentare.PĂ«rkundrazi, jam krenar sepse jo vetĂ«m mĂ«nyra mafioze e rrĂ«mbimit, por edhe hetimet mafioze, qĂ« i paraprinĂ« prej gati 6 vitesh atij akti banditesk, provuan atĂ« qĂ« kisha denoncuar me kohĂ« edhe si President i RepublikĂ«s, kapjen e “drejtĂ«sisĂ« sĂ« re” dhe shndĂ«rrimin e saj nga ReformĂ« me 140 vota, sipas Komisionit tĂ« Venecias, nĂ« RamaformĂ« me 69 vota dhe betime gjykatĂ«sish te noterja te “Lana”.Rama harxhohet shumĂ« duke na nxjerrĂ« lloj-lloj europianĂ«sh e sidomos “italianĂ«sh” pĂ«r tĂ« na “mallĂ«ngjyer” me arritjet e “drejtĂ«sisĂ« sĂ« re” edhe pse Vietnami njĂ«partiak na ka lĂ«nĂ« targĂ«n.Por shqiptarĂ«ve u mjaftojnĂ« vetĂ«m 2 italianĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar Narkoshtetin dhe RamaformĂ«n si zgjatim tĂ« tij.SĂ« pari, dĂ«shminĂ« e Gjeneral Lisit pĂ«r miqĂ«sinĂ« e tij me Don Agaçion, i cili ishte shefi i vĂ«rtetĂ« i vetingut dhe “drejtĂ«sisĂ« sĂ« re”, por edhe pĂ«rgjegjĂ«si i parĂ« ligjor pĂ«r tĂ« gjitha aferat e QeverisĂ«, nga inceneratorĂ«t, “tigrat” e Bangladeshit qĂ« solli Kimetja, PPP-tĂ« qĂ« janĂ« tĂ« gjitha nĂ« hetim, por qĂ« gllabĂ«rojnĂ« çdo vit qindra milion euro nga Buxheti i Shtetit.SĂ« dyti, dĂ«shmitĂ« e rĂ«nda por tĂ« vĂ«rteta tĂ« prokurorit antimafia, Z. Gratteri, i cili thotĂ« se nuk Ă«shtĂ« teprim ta cilĂ«sosh ShqipĂ«rinĂ« si Narkoshtet.Por edhe nĂ«se nuk na e thotĂ« Z. Gratteri apo eurodeputeti Gahler (se nĂ« ShqipĂ«ri grupet kriminale bllokuan rotacionin), ne shqiptarĂ«t i kemi sytĂ« nĂ« ballĂ« pĂ«r tĂ« krahasuar kursin e lekut me dollarin dhe euron pĂ«rpara 10 vitesh dhe sot kur falĂ« RamaformĂ«s, narkoeurot kanĂ« shkatĂ«rruar industritĂ« prodhuese dhe eksportuese.Si mund tĂ« forcohet leku nĂ« njĂ« vend ku eksportet janĂ« 8% e Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto ose 7 herĂ« mĂ« pak se Maqedonia e Veriut fqinje?Sepse kĂ«tu NarkodrejtĂ«sia mban nĂ« sirtar 251 urdhĂ«r-arreste pĂ«r kapot e krimit tĂ« organizuar, tĂ« cilĂ«t janĂ« edhe investitorĂ« “strategjikĂ«â€ dhe qĂ« janĂ« lĂ«nĂ« tĂ« lirĂ« sepse mbledhin vota pĂ«r regjimin e Edi RamĂ«s.Sepse NarkodrejtĂ«sia kĂ«tu shpik “grupin” e Ilir MetĂ«s me anĂ«tarĂ« ish-vjehrrĂ«n, ish-gruan, kushĂ«rirat dhe kushĂ«rinjtĂ« e tyre.Sepse NarkodrejtĂ«sia merret me njĂ« çështje tĂ« stĂ«rgjykuar nĂ« ShqipĂ«ri, Arbitrazhin e VjenĂ«s, si ajo CEZ-DIA, ku shteti çuditĂ«risht rezulton tĂ« ketĂ« dalĂ« me fitim nga sekuestrimi nĂ« 2014 tĂ« rreth 5 milion eurove, shtetasit Kastriot Ismaili, nga 1.1 milion euro qĂ« Ă«shtĂ« dĂ«mi qĂ« ka pĂ«suar shteti sipas vet vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«.Jo vetĂ«m kaq, por ky qytetar bĂ«n edhe 8 vite burg vetĂ«m pĂ«r t’i marrĂ« njĂ« dĂ«shmi tĂ« rreme kundĂ«r Ilir MetĂ«s.NdĂ«rkohĂ« dy “bashkĂ«punĂ«torĂ«t” e tij çekĂ«, qĂ« sipas gjykatĂ«s tonĂ« i kanĂ« shkaktuar CEZ-it (kompani shtetĂ«rore, jo private) njĂ« dĂ«m 3 herĂ« mĂ« tĂ« madh nuk dĂ«nohen nga drejtĂ«sia e tyre europiane.NdĂ«rkohĂ« pĂ«r kallĂ«zimin e bĂ«rĂ« jo nga njĂ« delinkuent, por nga vet Kontrolli i LartĂ« i Shtetit pĂ«r RamĂ«n dhe Gjiknurin qĂ« i falĂ«n 479 milion euro CEZ-it, SPAK-u nuk pipĂ«tin.NdĂ«rsa pĂ«r “amerikanllĂ«qet” e SPAK-ut me lobimet nuk ia vlen tĂ« zgjatem fare pĂ«r aq kohĂ« sa asnjĂ« “Bilal” apo McGonigal nuk Ă«shtĂ« nĂ« burgjet e SHBA pĂ«r “hatrin” tim apo tĂ« PartisĂ« sĂ« LirisĂ« (LSI).Por procesi nĂ« themel do tĂ« provojĂ« tĂ« gjitha manipulimet e SPAK-ut pĂ«r tĂ« mos hetuar me transparencĂ«, me qĂ«llimin e vetĂ«m pĂ«r tĂ« akuzuar Ilir MetĂ«n, personin i cili nuk ka asnjĂ« firmĂ« apo autorizim, por as edhe dijeni pĂ«r çdo veprim jashtĂ« kontratĂ«s sĂ« LSI me GSIS, qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ«.SidoqoftĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Gjykata e Parisit i dha fund 20 ditĂ«ve raskapitĂ«se nĂ« burg tĂ« Presidentit Sarkozi.Besoj ishte kohĂ« e mjaftueshme pĂ«r tĂ« lexuar me pĂ«rqĂ«ndrim dy librat qĂ« mori me vete e sidomos Kontin e Monte Kristos, qĂ« Ă«shtĂ« jo vetĂ«m i gjatĂ« por ku çdo fjalĂ« e AleksandĂ«r Dumas Ă«shtĂ« e qĂ«ndisur me njĂ« fuqi tĂ« mbikohshme, ashtu si edhe karakteret qĂ« ka gdhendur, tĂ« cilĂ«ve mund t’u ndĂ«rrojmĂ« vetĂ«m emrat edhe sot pas 2 shekujsh.SidoqoftĂ« rasti Sarkozi na shĂ«rbeu pĂ«r tĂ« kuptuar se cila Ă«shtĂ« drejtĂ«sia e vĂ«rtetĂ« europiane, ajo ku gjykata Ă«shtĂ« mbi tĂ« gjithĂ« dhe jo prokuroria.Ndaj atyre “europianĂ«ve” qĂ« ju thonĂ« shqiptarĂ«ve se SPAK-u Ă«shtĂ« drejtĂ«sia e kulluar dhe supreme u thoni se ne e dimĂ« ku i merrte çantat me dollarĂ« McGonigali, po ju ku i merrni zarfat me euro?Sepse Ramaforma siç thoshte McGonigali ishte njĂ« mundĂ«si e madhe pĂ«r ata si ai dhe ata qĂ« sollĂ«n “tigrat” e Bangladeshit.Por Ramaforma Ă«shtĂ« njĂ« pamundĂ«si e madhe pĂ«r shqiptarĂ«t, viktimat e pafundme tĂ« 200 mijĂ« dosjeve tĂ« stivuara prej 10 vitesh.Shumica e tyre nuk kanĂ« mundĂ«si ekonomike as tĂ« vinĂ« njĂ«herĂ« nĂ« TiranĂ« pĂ«r tĂ« ndjekur njĂ« seancĂ« gjyqĂ«sore dhe jo mĂ« tĂ« shkojnĂ« nĂ« GjykatĂ«n e Strasburgut pĂ«r tĂ« marrĂ« drejtĂ«si.PĂ«r fat tĂ« mirĂ« unĂ« e kam kĂ«tĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« shkoj atje jo pĂ«r tĂ« mbrojtur Ilir MetĂ«n por pĂ«r t’u treguar tĂ« gjithĂ«ve se eksperimenti me njĂ« popull tĂ« tĂ«rĂ« dĂ«shtoi me sukses tĂ« plotĂ«.MeqĂ«nĂ«se e nisĂ«m me njĂ« rast nga Franca nuk duhet tĂ« harrojmĂ« se Franca dekoroi Esatin dhe po Franca liroi edhe Avniun.PĂ«r fat tĂ« mirĂ«, Franca ka edhe Strasburgun ku ndĂ«shkohen autokratĂ«t e kontinentit.