Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Protestë në Strasburg në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Padrejtësia duhet të marrë fund, luftëtarët po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë
Këtë të dielë në orën 13:00 në Strasburg, para selisë së Asamblesë Parlamentare të KE-së do të zhvillohet një protestë e organizuar nga OVL UÇK në Strasburg në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se aty filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar. “Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë 🇽🇰”, ka shkruar Ahmeti. Ai theksoi pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e evropian në Hagë, prandaj kërkoi lirimin e ish-krerëve...