Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Protesta e opozitës, Berisha ndan detajet, çfarë do të ndodhë nesër para Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se të hënën e 17 shtatorit opozita do të nisë aksionin e saj, me protestën që është parashikuar të mbahet para selisë së Kryeministrisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se nga nesër do të fillojë “platforma parlamentare”, si e vetmja alternativë që zëri i opozitës të dëgjohet. “Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare!”, shkruan Berisha./vizionplus.tv