Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Në Sarandë mësimi zhvillohet me dy turne’, Zhupa: Shkolla e re iu dhurua për resort oligarkëve
Në një deklaratë për mediat, deputetja Ina Zhupa u shpreh se situata e arsimit në Sarandë është kthyer në një simbol të keqmenaxhimit dhe të shpërfilljes së interesit publik. Ajo theksoi se kjo çështje nuk është thjesht një problem lokal, por një pasqyrë e qartë e mënyrës se si pushteti trajton të ardhmen e fëmijëve dhe nevojat thelbësore të komunitetit. Qëllimi i deklaratës, nënvizoi Zhupa, është të denoncojë hapur vendimmarrjet klienteliste që pengojnë hapjen e shkollës së re “Eco Kampus” dhe vazhdojnë t’u imponojnë nxënësve e prindërve të Sarandës mësimin me dy turne një praktikë e papranueshme për vitin 2025. Deputetja kërkon transparencë, përgjegjësi dhe zgjidhje të menjëhershme, duke e bërë të qartë se interesi publik duhet të jetë mbi çdo interes privat apo oligarkik....