Rama intervistë për Corriere della Sera: Italia, avokatja e Shqipërisë në BE

Rama intervistë për Corriere della Sera: Italia, avokatja e Shqipërisë në BE

Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet ndërqeveritare Shqipëri-Itali, teksa është ndalur edhe te çështja e shumëdiskutuar lidhur me kampet e emigrantëve. Rama shprehet se vizioni i tij dhe i qeverisë italiane është për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për një qasje të re europiane ndaj emigracionit.  Pyetjes së Corriere lidhur me funksionimin e qendrave për emigrantë në Shqipëri, Rama u përgjigj se çdo vendim do të lidhet me paktin e ri europian për migracionin. Kryeministri e cilëson Italinë, si “avokaten” e Shqipërisë në rrugën drejt BE. Intervista Kryeministër, cili është konteksti i marrëdhënieve shqiptaro-italiane për takimin midis dy qeverive në Romë? “Samiti midis dy qeverive është një zhvillim historik në marrëdhëniet e ngushta strategjike...