Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
‘Nisi të më ngacmonte me fjalë, u ndjeva keq’/ Vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin
Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 74-vjeçarin, Hekuran Gjonin, i cili vrau me thikën e bukës djalin Asim Gjoni në shkurt të këtij viti, ek Kodra e Priftit në rrugën Ilia Shyti në kryeqytet. Sipas dëshmive të 74-vjeçarit, ky i fundit citohet të ketë thënë se ishte ulur për të ngrënë bukë teksa edhe djali i ulur po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Autori i ngjarjes është shprehur se është ndjerë keq dhe ka qëlluar me shpullë në fytyrë të birin. Ky i fundit sipas pretendimeve të 74-vjeçarit e ka kapur nga rrobat duke i thënë mos ta gjuante. Pas këtij momenti ka ndërhyrë vajza të cilin viktima thuhet se ka shtyrë dhe e ka rrëzuar në tokë....