Plumba, ndjekje dhe rrahje, policia arreston autorët e sulmit ndaj Edison Tiranës

Plumba, ndjekje dhe rrahje, policia arreston autorët e sulmit ndaj Edison Tiranës

Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së mbrëmshme që qëlluan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta shtetasin Edison Tirana. Efektivët kanë bërë ndalimin e dy vëllezërve Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tyre. Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë automjetin e shtetasin Edison Tirana, 42 vjeç banues në fshatin Trush të njësisë Bërdicë në Shkodër dhe më pas e kanë rrahur atë. Konflikti mes tyre ka nisur që në doganën e Hanit të Hotit për çështje parakalimi. Dy automjetet kanë parakaluar disa herë njëra tjetrën ndërsa kanë bërë edhe një debat fillimisht mes tyre. Pas parakalimeve, në afërsi...