Informatorët e Gilmado Danit pjesë e policisë? Ish-polici: “Armikun” kërkoje një herë brenda çatisë tënde

Informatorët e Gilmado Danit pjesë e policisë? Ish-polici: “Armikun” kërkoje një herë brenda çatisë tënde

Atentatorët që ekzekutuan Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin në rrethrrotullimin e Rinasit të martën, me shumë mundësi kanë pasur informatorë nga brenda radhëve të uniformave blu. Kështu u shpreh ish-drejtuesi i policisë, Krenar Ahmeti, i ftuar në Terminal nga Auora Sulçe në A2 CNN. “Që ka informatorë dhe janë rakorduar është më se e vërtetë. Tani, se kush janë? Është një shprehje e vjetër sudaneze, thotë: “Gjithmonë kërkoje armikun brenda çatisë tënde”. Pra koncepti kryesor është shprehja, kërkoje armikun brenda çatisë tënde. Pra policia fillon njëherë ta kërkojë te shtëpia e vet, pastaj të vazhdojë tjetra”, tha Ahmeti, përcjell A2 CNN. “Pra, domethënë ë pa një mbështetje, rakordim ai veprim nuk bëhet sepse ke disa sekonda”. Në atentatin e të martës, persona të armatosur me...