Berisha i përgjigjet Ramës: Antony Blinken është sot non-grata në vendin e tij, skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë

Berisha i përgjigjet Ramës: Antony Blinken është sot non-grata në vendin e tij, skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë rubrikës “Sy m’sy” ironizoi heqjen e non gratës nga SHBA. Berisha tha se nëse vizita në Shqipëri e ish-Sekretarit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë për të mbyllur skandalet e Charls McGonigal, atëherë “kazani po zien”. Berisha: Tani, që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndryrë, që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike që unë t’i përgjigjem atij. Sepse unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë të paraqitemi para gazetarëve. Pardje lexova një artikull, presidenti Donald Trump, ishte paraqitur para gazetarëve dhe kishte komunikuar me gazetarët, në këtë hark kohor nga 20 janari...