Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
E RËNDË/ U helmuan nga ushqimi në hotel, dy fëmijët dhe nëna e tyre ndërrojnë jetë!
Një hotel në qendrën historike të Stambollit u evakuua, pasi tre anëtarë të një familjeje turistike vdiqën nga helmimi me pesticide. Katër anëtarët e familjes turq, që jetonin në Gjermani dhe po kalonin pushimet në Stamboll u sëmurën, pasi hëngrën ushqim të njohur rruge në zonën turistike të Ortakoy në anën evropiane të Bosforit. Ata u shtruan në spital, por dy fëmijët të moshës 3 dhe 6 vjeç, vdiqën të enjten dhe nëna vdiq të premten, tha Ministria e Drejtësisë.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Mediat e huaja kanë raportuar helmim nga ushqimi, duke ngritur dyshime në lidhje me ushqimin që dyshohet se ka ngrënë familja. Disa media madje kanë raportuar se helmimi nga ushqimi mund të ketë ardhur nga midhjet e blera nga një shitës ambulant dhe patatet e mbushura....