Protesta e PD-së të hënën, dyert e kryeministrisë mbulohen me veshje metalike

Protesta e PD-së të hënën, dyert e kryeministrisë mbulohen me veshje metalike

Teksa PD ka lajmëruar protestë të hënën, në godinën e jashtme të qeverisë, punonjësit e shërbimit kanë nisur punën për mbrojtjen e saj duke vendosur mbrojtëse hekuri. Dyert e Kryeministrisë janë blinduar mbrëmjen e kësaj të shtune me veshje metalike. Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e podiumeve me foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim. E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Organizimin e të hënës PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”. Opozita proteston për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.