BE ka filluar heqjen graduale të masave kundër Kosovës

BE ka filluar heqjen graduale të masave kundër Kosovës

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka filluar procesin e heqjes graduale të masave kundër Kosovës, të cilat u futën në maj 2025, paralelisht me përpjekjet për të çtensionuar situatën në veri. Një zëdhënës i BE-së tha se Komisioni Evropian ka riregjistruar katër projekte të asistencës teknike për investime të mundshme në të ardhmen brenda Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, raporton Front online. “Paralelisht me përpjekjet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Komisioni ka ndërmarrë disa hapa drejt heqjes graduale të masave të futura në maj 2025. Konkretisht, Komisioni riparaqiti katër projekte asistence teknike për investime të mundshme në të ardhmen brenda Mekanizmit për Reforma dhe Rritje. Këto projekte u miratuan më pas nga Komiteti i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi BE-ja....