Ministrja serbe: SHBA-ja nuk miratoi vazhdimin e punës së Industrisë së Naftës

Ministrja serbe: SHBA-ja nuk miratoi vazhdimin e punës së Industrisë së Naftës

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedomiq Handanoviq, deklaroi më 15 nëntor se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë vendosur sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për shkak të pronësisë pjesërisht ruse, nuk i kanë dhënë NIS-it “asnjë ditë që të mund të vazhdojë të punojë”. Ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se është marrë miratim vetëm për negociata mbi pronësinë, por, siç u shpreh, “jo edhe që NIS dhe rafineria të vazhdojnë të operojnë”, transmeton Beta. Administrata amerikane ka qenë e qartë dhe ka thënë se dëshiron ndryshim të plotë të pronësisë së NIS-it dhe kërkon tërheqjen e plotë të pronësisë ruse nga kompania, tha Gjedomiq Handanoviq, transmeton RTS. “Është e qartë se as për shtatë...