Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të KoplikutReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.
Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.
Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.
Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri.
Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur.
