“Një ëndërr e vërtetë”: Selena Gomez flet për jetën e re martesore

“Një ëndërr e vërtetë”: Selena Gomez flet për jetën e re martesore

Selena Gomez ka rrëfyer së fundmi se si po shkon jeta e saj martesore me producentin Benny Blanco, rreth dy muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë më 27 shtator në Santa Barbara. Në një intervistë për Apple Music me Zane Lowe, këngëtarja 33-vjeçare u shpreh se martesa ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe shumë më e bukur nga sa e kishte imagjinuar. “Deri tani ka qenë si një ëndërr e vërtetë,” tha Selena, duke shtuar se është e vetëdijshme se çdo marrëdhënie ka sfidat e veta, por se ndihet e bekuar që këtë kapitull të ri të jetës e ndan me Benny-n, të cilin e cilësoi si “personin më të bukur për ta ndarë këtë udhëtim”. Selena dhe Benny, të cilët e konfirmuan lidhjen në...