Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Omer Kaleshi, mjeshtri i vetmisë
Në vend të in memoriamit Nga: Bajram Sefaj “…Duket sikurse ai (Kaleshi) ecën si i verbër midis rekuizitës shekullore të përfytyruar prej poetëve e piktorëve, që nga Geothe e Byron te Delacroix, me një padurim për të mbërritur në themelin e gjërave, atje ku është baza, shtresa tektonike që nuk lëviz…” Në qoftë se nga teksti (frëngjisht e turqisht) i librit monografik të artit “Omer Kaleshi”, që për autor ka autorin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, nuk mësohet edhe aq shumë mbi mjeshtërinë artistike të këtij piktori me prejardhje shqiptare, kur “emrit të tij turk Omer, i mungon vetëm H-ja, për t’u bërë i njëjtë me emrin e poetit të madhe grek, atëherë, lirisht mund të thuhet se, mbi jetën e tij mëson gjëra fantastike....