Si i rriti tarifat e taksive Belinda Balluku nga 1100 lekë në 1400 lekë

Si i rriti tarifat e taksive Belinda Balluku nga 1100 lekë në 1400 lekë

Prof.dr. Xhevdet Zekaj Pak ditë më parë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku doli para publikut me një qetësi të admirueshme, me bindjen e habitshme se qytetarët do ta besojnë gjithsesi. “Nuk ka asnjë rritje të çmimeve për makinat elektrike. Asnjë taksë e re, asnjë kosto shtesë”, – tha ajo. Këto janë deklarimet e saj të qeta, të sigurta, të gdhendura si premtime që duhet t’i besosh pa i vënë në dyshim. Por realiteti shqiptar, ai që matet me kilometra, jo me konferenca shtypi, “skanon” çdo fjalë. Rruga Tiranë–Rinas u rrit nga 1100 lekë në 1500 lekë. Një rritje 40%, e bërë natën, pa ligj, pa sistem të ri taksimi, pa parqe elektrike, pa filluar ende reforma e shumëtrumbetuar për makinat elektrike. Pra, qeveritarët premtojnë se “nuk do...