Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ben Blushi nga profet letrash në biznesmen mediatik, Fevziu lavatriçe politikanësh
Artan Nati Nëse do të gjesh simptomën më të qartë të falimentimit moral të një shoqërie, mos shiko parlamentin, por shiko sallonet e letrave, skenat e artit, panairet e kulturës. Aty ku dikur frymonte shpirti kritik, sot dëgjon zhurmën e duartrokitjeve për dekorata, çmime dhe sponsorizime. Arti është kthyer në biznes, letërsia në konkurs, ndërsa morali është bërë një luks që asnjë krijues nuk e përballon dot pa një kontratë. Në këtë vend ku dikur luftohej për liri, sot luftohet për fonde projektesh. Një pjesë e elitës kulturore që dikur mbante mbi supe idealin e ndërgjegjes, sot mban dosjet e tenderëve kulturorë. Dhe në këtë tranzicion grotesk, shoqëria e pranon me një lloj cinizmi të ëmbël: “Të gjithë kështu bëjnë.” Në çdo civilizim që e...