Kosova shkruan historinë, kualifikohet për në Play Off e Botërorit pas fitores ndaj Sllovenisë

Kosova shkruan historinë, kualifikohet për në Play Off e Botërorit pas fitores ndaj Sllovenisë

Kosova e drejtuar nga trajneri Franco Foda ka arritur një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Slloveninë 0-2 në Ljubljanë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Grupit B. Dardanët e nisën shkëlqyeshëm takimin, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 6-të me një supergol të Fisnik Asllanit. Sulmuesi kosovar, pas asistit të Mërgim Vojvodës, ekzekutoi në mënyrë perfekte dhe mposhti portierin Jan Oblak. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 0-1 për Kosovën, ndërsa në të dytën vendasit u vunë në vështirësi të mëdha. Vetëm pak minuta pasi hyri në fushë, Petar Stojanoviç u ndëshkua dy herë me të verdhë, duke lënë Slloveninë me dhjetë lojtarë. Superioriteti i Kosovës u konkretizua në minutën e 64-të, kur një top i gjatë i Florent...