Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“U cenua siguria kombëtare”/ Reagon, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit: Zona ishte e zbrazur kur u krye atentati
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ngriti akuza të forta për mungesën e sigurisë në zonën e aeroportit, ku ndodhi atentati i fundit që ka tronditur vendin. Gjatë intervistës televizive, Ahmeti deklaroi se rrethi i aeroportit, një zonë me rëndësi të lartë strategjike, rezultoi i pambuluar nga shërbimet e sigurisë, pavarësisht pretendimeve institucionale për masa të rrepta monitorimi. Sipas tij, territori përreth aeroportit përbën një nga perimetra më të planifikuara për shërbime sigurie në vend, ku duhet të jenë të pranishme disa struktura njëkohësisht: forcat e rendit me kompetencë territoriale, policia e kufirit, shërbimet antikontrabandë si dhe shërbimet e inteligjencës shqiptare e të huaja. Megjithatë, Ahmeti thekson se në pamjet filmike duket qartë se zona ka qenë “e zbrazur”. “Imagjinojeni të gjithë atë aeroport...