Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nga sherri, tek plumbat drejt automjetit/ Çfarë ndodhi në Koplik, zbardhet dinamika e ngjarjes
Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e kësaj të shtune në Koplik, ku një 42-vjeçar u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë në kokë dhe trup. Burimet konfirmuan se konflikti ka nisur ne qendër të Koplikut mes Edison Tiranës dhe disa personave të tjerë. Ai është goditur fillimisht me sende të forta në kokë. Pas dhunimit, 42-vjeçari është larguar me mjetin tip “Benz” ndërsa është ndjekur nga agresorët dhe ndaj tij është qëlluar pesë herë me armë zjarri, por për fat ka shpëtuar. Në ndjekje e sipër ai ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe është përplasur me bordurën e një karburanti. Edison Tirana nga Bërdica ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon ne zbardhjen e...