Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Pas një pritjeje të gjatë X lançon platformën e re të komunikimit
Rrjeti social X më në fund ka prezantuar platformën e shumëpritur të bashkëbisedimit që zëvendëson funksionalitetin bazik të mesazheve direkte me më shumë funksionalitete. Përditësimi sjell thirrjet zanore dhe video, opsionin për të dërguar të dhëna, për të edituar dhe fshirë mesazhet e dërguara si dhe veçori që kanë në fokus privatësinë siç është enkriptimi fundor dhe njoftimet në rast se dikush i bën screenshot bisedës. Platforma e re e quajtur Chat, ka filluar të lançohet në iOS dhe web ndërsa në Android së shpejti sipas kompanisë. X gjithashtu tha se po punon në një funksionalitet memo zanore pku përdoruesit mund të shkëmbejnë mesazhe audio. Prej disa muajsh X ka paralajmëruar mbërritjen e platformës. Në fillim të vitit lançoi një version të enkriptuar të saj...