Qëllohet me armë zjarri automjeti në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, drejtuesi i plagosur braktis mjetin

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Sipas informacionit në terren, mësohet se drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe është larguar duke braktisur automjetin e tij.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Automjeti  është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave, drejtuesi është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
Njëra anë e makinës është dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë pasur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.

 

Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për të bërë identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes