Atentati në Shkodër/ Automjeti qëllohet në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit. Identifikohet autori(Detajet)

Atentati në Shkodër/ Automjeti qëllohet në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit. Identifikohet autori(Detajet)

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake. Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti. Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht. Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit...