Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Simon Duka, arbëreshi nga Zara që drejtoi arkivat sekrete të Vatikanit
Kush është arbëreshi nga Arbanasi, të cilin qyteti i Zarës në vitin 2000 e nderoi me çmimin e lartë “Për Arritje Jetësore”, kurse Universiteti i Zarës e shpalli “Doktor Nderi”. Ai quhet Simon Duka, (Šime ose Simeone Duka) -1915-2006, dhe ka lindur në Arbanas të Zarës, në Kroaci. Në vendlindjen e tij ai kreu studimet e teologjisë dhe u shugurua meshtar. Për një kohë të shkurtër Duka ka shërbyer në famullinë Dracevac dhe më pas sipas kërkesës që iu bë atij nga Arqipeshvi i Zarës, Pietro Doimo Munzoni ai filloi shërbimin si sekretar i tij personal. Pas kapitullimit të Italise dhe mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, bashkë me Arqipeshkvin Munzoni, largohet nga Zara. Në Vatikan Duka vazhdon shkollimin dhe mbron dy doktoratura, një në...