“Londra është bërë aq e rrezikshme sa njerëzit po goditen me thikë pas shpine”, Trump “sulmon” kryebashkiakun britanik: Katastrofë totale

“Londra është bërë aq e rrezikshme sa njerëzit po goditen me thikë pas shpine”, Trump “sulmon” kryebashkiakun britanik: Katastrofë totale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka akuzuar kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan, për “rritje të krimit” duke pretenduar se kryeqyteti britanik është bërë aq i rrezikshëm sa “njerëzit po marrin thikë pas shpine ose më keq” . Trump ringjalli armiqësinë e tij personale me Sadiq Khan, duke i thënë GB News se kryebashkiaku i Londrës është një “kryebashkiak shumë i keq” dhe “një katastrofë totale”, pavarësisht faktit se ai është në mandatin e tij të tretë dhe ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për një të katërt. Gjatë intervistës, gazetarja Bev Turner tha se “Londra ka një problem të madh me krimin”, pa përmendur shifra specifike, ndërsa Trump reagoi agresivisht kundër Khan. Presidenti amerikan vazhdoi duke thënë: “Shikoni krimin që keni në Londër. Nëna ime e donte Londrën, ajo e donte qytetin. Ajo gjithmonë thoshte...