Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”
Në prag të botimit të veprës së tij më të re, artisti i njohur sarandjot Vangjel Agora sjell para publikut librin “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”, një homazh i fuqishëm për historinë e artit skenik në Sarandë dhe sidomos për veprimtarinë e gjimnazit të njohur “Hasan Tahsini”. I lindur dhe rritur pranë bregut të kaltër të Jonit, Agora rrëfen se ideja e këtij libri ka nisur dekada më parë, gjatë një udhëtimi artistik që zgjati rreth 40 vite në Estradën Profesioniste të Sarandës, ku ai shërbeu si aktor, regjisor dhe drejtues. Aty u mblodhën kujtime, dokumente, fotografi dhe emocione të cilat sot formojnë bazën e këtij botimi të rëndësishëm. Një libër për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e...