NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare…

Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për veriun, dhe kjo nuk është rastësi, është politikë qeveritare. Qeveria ka hapur garën për koncesionin e radhës: Milot–Balldre, vetëm 17 km, me një kosto prej 182.5 milionë euro për ndërtim dhe 365 milionë euro për gjithë periudhën 35-vjeçare. Por fatura e vërtetë do të paguhet nga qytetarët.
Sa do të kushtojë për qytetarët?
Tarifa e përcaktuar është 0.12 euro/km, ndër më të lartat në Europë.Kjo do të thotë 4.1 euro për 17 km – pa asnjë tunel, pa vepra arti, pa arsye reale për këtë çmim.Për krahasim, në vendet e BE-së tarifat janë mesatarisht 0.07 euro/km.Ne po paguajmë dyfishin e vendeve më të zhvilluara.
Efekti në Veriun e Shqipërisë
Një qytetar i Shkodrës që vjen në Tiranë do të paguajë:• 4 euro Milot–Balldre• 3.3 euro Milot–Kashar• plus tarifën e pritshme Balldre–Shkodër, që pritet të jepet sërish me koncesion.
Fatura shkon në 12 euro vetëm vajtje dhe rreth 25 euro vajtje-ardhje. Më lirë është bileta e avionit për Londër, Firence apo Sevilje. Ky nuk është koncesion, por skemë fitimi mbi kurrizin e qytetarëve. Nuk është zhvillim, por izolim ekonomik. Nuk është shërbim publik, por pagesë detyrore për të lëvizur brenda vendit. Veriu nuk mund të trajtohet si periferi që duhet të paguajë më shtrenjtë se Europa për të ardhur në kryeqytetin e vet. /Nga Kliti HOTI, deputet i PD Shkodër, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!