Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë pas skandalit të korrupsionit

Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë pas skandalit të korrupsionit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të shtunën se ka nisur riorganizimin e  ndërmarrjeve publike në sektorin e energjisë, përfshirë kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore Energoatom, e cila ndodhet në qendër të një skandali të madh korrupsioni. “Po fillojmë rikonceptimin e ndërmarrjeve kryesore shtetërore të energjisë”, deklaroi Zelensky në një mesazh në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, brenda një jave do të krijohet një bord i ri mbikëqyrës për Energoatom-in.Lexo edhe :Related Posts Ditën e hënë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) bëri të ditur se ka zbuluar një “sistem kriminal” që ka përvetësuar 100 milionë dollarë të destinuara për sektorin energjetik, çka çoi në dorëheqjen e ministrave të Drejtësisë dhe Energjisë. Përveç Energoatom-it, riorganizimi do të përfshijë edhe kompani të tjera shtetërore të energjisë,...