Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Zhvatje e qytetarëve nga qeveria Rama & Balluku”/ Reagon ashpër Hoxha: Tuneli i Llogarasë, aferë e pastër korrupsioni.
Këshilltari i opozitës në Bashkinë Vlorë, Atird Hoxha është shprehur në një reagim në rrjetet sociale se Vlora sot është bërë simboli i korrupsionit dhe zhvatjes së qytetarëve. Hoxha në postimin e tij, ka listuar dhe disa nga aferat që sipas tij kanë pasur përfitime marramendëse për klientët e pushtetit dhe kosto kolosale për qytetarët. Ai shton më tej se Vlora po grabitet në çdo drejtim dhe se pasuritë publike po kthehen në fitime private. Hoxha thekson se Vlora ka nevojë për përfaqësim të ndershëm, dhe për njerëz që jetojnë çdo ditë me problemet e Vlorës, dhe jo sipas tij për klientë të qeverisë që shfaqen vetëm për të marrë. Postimi i plotë: Vlora sot është bërë simbol i korrupsionit dhe zhvatjes së qytetarëve nga...