Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çfarë po ndodh në Karaibe? SHBA zhvillon stërvitje ushtarake në ishullin pak milje larg Venezuelës
Shtetet e Bashkuara do të nisin të dielën një seri të re stërvitjesh ushtarake pesëditore në Trinidad dhe Tobago, njoftoi qeveria e vendit ishullor. Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pasi SHBA dërgoi një shkatërrues me raketa drejtuese për ushtrime në territorin e ishullit, një veprim që Venezuela e cilësoi si “provokim ushtarak”. Sipas Financial Times, Prokurori i Përgjithshëm i Trinidad dhe Tobago-s deklaroi të enjten se SHBA do të “intensifikojë” aktivitetet e saj stërvitore në dy ishujt, të cilët ndodhen vetëm pak milje larg bregdetit venezuelas, përcjell A2 CNN. Megjithatë, ministri i Jashtëm Sean Sobers mohoi se stërvitjet e javës së ardhshme përbëjnë një parapërgatitje për veprime të mundshme ushtarake pranë Venezuelës. Por kryeministrja Kamla Persad-Bissessar ka mbështetur praninë amerikane në rajon dhe është...