Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tri raketa Kinazhal mbi Ukrainë, Rusia nuk ndal sulmet, 9 viktima në 24 orë
Rusia lëshoi 3 raketa balistike mbi Ukrainë në një valë sulmesh gjatë natës, teksa bilanci I viktimave përgjatë 24 orëve të fundit shkoi në 9. Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur sipas autoriteteve rajonale. Sulmet ruse kanë vijuar nga e premtja në të shtunë, me lëshimin e 3 raketave Kinzhal Kh-47M2 e po ashtu rreth 135 dronëve përfshirë Shahed. Sipas forcave të armatosura të Ukrainës 2 raketa balistike dhe 91 dronë armiq ishin interceptuar. 13 lokacione raportohet të jenë goditur nga dronët e tjerë dhe një prej raketave, ndërsa mbetjet e dronëve të shkatërruar shkaktuan dëme në disa zona. Vala e re e sulmeve vjen pas bombardimeve të së premtes mbi kryeqytetin Kiev, që shkaktuan 7 viktima dhe plagosën 36 të tjerë duke shkaktuar dëme...