VIDEO / Rama: S’ka pushim, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim e pa përjashtim

VIDEO / Rama: S’ka pushim, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim e pa përjashtim

Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga operacionet që po zhvillohen në terren për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit. Në postimin e tij, kreu i qeverisë ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni, duke deklaruar se “S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim.” Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike të viteve të shkuara, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë. Sipas kryeministrit, operacioni nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces...