Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që ka marrë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, që zhvillohet të dielën në orën 18:00 në Tiranë. Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas; -Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës; -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët; -Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve...