Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nga karrotat te bananet, zbuloni ushqimet që duhet të hani për të luftuar stresin
Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura. Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë. Portokaj Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet e tjera do t’ju ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime ose intervistat për punë. Prandaj, do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut. Bananet Stresi përshpejton metabolizmin, duke shpenzuar kështu rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë .Mbani bananet, të pasura me kalium në tavolinën tuaj, si një “ndihmë e parë” në situata...