E zemëruara me BE-në

E zemëruara me BE-në

Presidentja Vjosa Osmani kritikoi Bashkimin Evropian që sipas saj nuk e po vlerëson progresin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Union. Në një intervistë për Politico, atha se Kosova “nuk ka flirtuar” kurrë me fuqi keqdashëse, duke përmendur Kinën, Rusinë dhe Iranin, por se ka qenë gjithmonë pro vlerave evropiane. Osmani ka shtuar se procesi i integrimit për Kosovën ka mbetur i bllokuar, duke theksuar se procesi i bazuar në merita siç është proklamuar nga BE-ja nuk po shihet të funksionojë për Kosovën. “Nuk e ndiejmë që kjo qasje pro-evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, është parë ose është vlerësuar. Përkundrazi, duket sikur merret si e mirëqenë. 97% e njerëzve...