Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Më duhet ta bëj, ata mashtruan e më ndryshuan fjalët
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të padisë BBC-në javën e ardhshme me deri në 5 miliardë dollarë, pasi rrjeti televiziv britanik i kërkoi falje për mënyrën sesi e kishte montuar një fjalim të tij në janar të 2021, por refuzoi ta kompensonte atë. Deklaratën e bëri mbrëmjen e së premtes në bordin e avionit presidencial Air Force One. Trump argumentoi se ky ishte një hap që duhej ta ndërmerrte pasi BBC-ja kishte mashtruar, siç tha, duke ndryshuar fjalët qe kishin dalë nga goja e tij. “Epo do ti padis ata. Do t’i padis për një shifër prej 1 deri në 5 miliardë dollarë, me shumë gjasë javën e ardhshme”, u shpreh Trump. Të enjten BBC pranoi se montimi i fjalimit të 6 janarit të...